Haradinaj: Të mos ketë pengesa për votuesit në veri
PRISHTINE - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se mirëpret procesin e zgjedhjeve që do të mbahen në tërë Kosovën, përfshirë edhe ato në pjesën veriore të vendit.
Ai theksoi se dëshiron që përgatitjet e zgjedhjeve të shkojnë mirë dhe të ketë pjesëmarrje sa më të madhe të votuesve në veri.
Sa i përket fletëvotimeve, për të cilën thuhet se në veri do të jenë pa logo të institucioneve të Kosovës, Haradinaj, ka thënë se nuk i ka parë ato. Megjithatë, sipas tij, nuk është e rëndësishme logoja, por që për qytetarët të mos të ketë pengesa për të marrë pjesë në zgjedhje, transmeton KosovaPress.
(er.nu/BalkanWeb)