E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e OKB-së miraton marrëveshjen e Kopenhagës

Ky është rezultati përfundimtar që u mor sot paradite nga Konferenca në të cilën morën pjesë 193 vende. Në këtë vendim do të përfshihen të gjitha ato vende që e përkrahën, por edhe ato që e kundërshtuan marrëveshjen.     “Formula ‘marrë shënim’ lejon një zgjidhje për ta bërë marrëveshjen funksionale, pa pasur nevojë aprovimin formal nga ana e të gjitha vendeve", shpjegoi drejtori i Unionit të komiteteve shkencore. Në fakt disa vende u shprehën kundër kësaj marrëveshje.     Marrëveshja e Kopenhagës, një dokument me tre faqe, cakton si objektiv një tavan prej dy gradësh celsius për ngrohjen globale krahasuar me epokën e paindustrializuar. Parashikohet gjithashtu një fond prej 30 miliard dollarësh nga viti 2010 deri në vitin 2012 dhe 100 miliard dollarë deri në vitin 2020, destinuar kryesisht për vendet më të rrezikuara të cilat duhet të përgatiten për t'u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›