E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konferenca e Sigurisë, Rama niset drejt Munihut

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama niset sot drejt Munihut për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë.

Gjatë një deklarate në rrjetet sociale, ku foli për suksesin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare me nxjerrjen e eurobondit 10-vjeçar prej 650 milionë eurosh, Rama informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillonte një sërë takimesh dhe do të merrte pjesë po ashtu edhe në disa evente.

“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Munih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu”, u shpreh ai.

Sepse, sipas tij, e priste një betejë ekzemplare.

“Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, deklaroi Rama.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›