E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rama me kreun e CSU-së: Mik i mirë i Shqipërisë

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, u takua me kryetarin e CSU-së Markus Soder, njëkohësisht kryeministër i Bavarisë.

Rama tha se Soder është një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin e lidhte një miqësi e hershme tanimë.

“Bayerische Hof, Mynih, në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë që nisi punimet në Munih mes personaliteteve të larta botërore.

1 nga 3

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›