Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, Spiropali: Hap tjetër drejt objektivit tonë strategjik

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti sot mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Bruksel.
Spiropali u shpreh se, ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt objektivit tonë strategjik kombëtar Shqipëria në BE brenda dekadës.
“Mbështetur në progresin tonë të pamohueshëm, Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri vendosi sot çeljen e negociatave për grup-kapitullin VI-Marrëdhëniet e jashtme dhe Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”, thekson Spiropali.
“Shqipëria do të vazhdojë të jetë promotore e bashkëpunimit rajonal, kontribuese aktive për mbrojtjen e lirisë, sigurisë dhe paqes”, shkruan Spiropali. /j.p/