E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hapja e grup-kapitullit të gjashtë, Begaj: Dëshmon ecurinë e sigurt drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.

Kreu i Shtetit vlerësoi se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë. Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›