E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca ordinere e Edvinit: Buxheti kaloi

Të gjithë e kanë parë një natë më parë sjelljen prej ordineri të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edvin Rama. Nuk ka kaluar as 24 orë dhe ai të pretendojë të gënjejë përmes medias qytetarët për kalimin e buxhetit të tij. Nuk mund të kalojë një buxhet dhe ndërkohë propozuesi i tij të jetë në kulmin e mërzisë të kaluar deri në marrëzi sa të ofendojë me gishtat anëtarët e këshillit bashkiak. I vetmi njeri që mund ta bëjë një gjë tillë është Edi Rama. Ishte një shprehje shumë e bukur ajo e mbrëmshmja e tij teksa numëronte me gisht 1.2.3... 29. Edhe në kohën e Ilirëve kështu numërohej 1.2.3.. dhe shumë..., edhe Rama kështu numëron.


Por vetëm një ditë, pas asaj që ndodhi në mbledhjen e këshillit, sallë prej se cilës doli duke u sjellë si rrugaç, sot doli para kamerave dhe tha se buxheti kaloi. Ndërkohë mbrëmë iu tha në sy nga kryetari i Këshillit se votimi është i pavlefshëm.


Nga Edi Rama çfarë nuk pret. Madje mund të pritet që thotë se hartuesi i buxhetit ka qenë Obama. Apo e ka thënë edhe këtë. Po sigurisht e tha sot: “Ky nuk është buxheti im dhe as 29 këshilltarëve që votuan pro. Ky është buxheti i atyre mijërave njerëzve që na kanë votuar. Me kët

ml; votim i thanë jo pakicës PD-LSI. Nuk e kam parë bashkinë e Tiranës dhe punën e saj si pjesë e lojës politike. Ky është buxheti i mijërave qytetarëve të Tiranës, të majtë, apo të djathtë qofshin ato. Me këtë buxhet do të përfitojnë të gjitha ata njerëz, nga qendra e deri në periferi. Bashkimin përtej së majtës dhe të së djathtës, një ide amerikane kjo e hedhur nga Barack Obama” tha sot Rama.


Sipas Ramës PD dhe LSI janë pakica në bashkinë e Tiranës, ndërkohë PS vetëm është shumica.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›