Vdes një 58 vjeçar. E therën me thikë
Një shtetas ka mbetur i vdekur gjatë natës, pasi u godit me thikë nga një tjetër shtetas në qytetin e Peshkopisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga lokalet në qendër të qytetit verilindor, ku viktima po pinte alkool prej disa orësh. Hekuran Kaleci 58 vjeç ka gjetur vdekjen pas goditjes me thikë nga 25 vjeçari Dorjan Iskurti. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, duke arrestuar autorin.
Pas marrjes në pyetje, 25-vjeçari ka deklaruar se e kishte goditur viktimën, pas një grindjeje të çastit. Policia tha se të dy personat në momentin e ngjarjes ishin në gjendje të dehur. Megjithatë, pavarësisht arrestimit të autorit, policia i druhet ndonjë hakmarrjeje të mundshme midis familjeve.
...