Konferenca për korrupsionin, Ina Rama: Me rëndësi bashkëpunimi rajonal
Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama po merr pjesë në punimet e konferencës, "Luftimi i Korrupsionit në Europën Jug-Lindore. Sfidat bashkëkohore" e cila po zhvillohet në Beograd .
Në fjalën e saj Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka theksuar se është me rëndësi forcimi të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë dhe shkëmbimin e eksperjencave në luftën kundër korrupsionit duke e konsideruar këtë luftë si një sfidë të ditëve që jetojmë.
Vëmendje të veçantë u shpreh Prokurorja e Përgjithshme i kemi kushtuar dhe hetimit të rasteve për veprën penale të pastrimit të parave duke shtuar se janë arritur rezultate falë bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë të punës ndërmjet FIU, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Ajo theksoi më tej se perceptimi i korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe krimit financiar vjen shqetësues dhe në rritje nga disa drejtime.
Megjithëse Njësitë e Përbashkëta kanë një peridhë të shkurtër që ushtrojnë aktivitetin, treguesit e punës janë pozitivë dhe premtues u shpreh Kryeprokurorja Ina Rama duke u shprehur se kjo duket në
rritjen e numrit të rasteve të hetimit të krimit financiar, korrupsionit, krimit kompjuterik dhe pastrimit te parave.