E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë/ Kundështon me dhunë forcat e policisë, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 49-vjeçar pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kinema "Millenium" në qytetin e Korçës ku 49-vjeçari Adhurim Panariti ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të cilët ishin në shërbim.

Burimet e policisë së Korçës theksojnë se për 49-vjeçari Panariti është arrestuar me akuzën "Kundërshtim të punonjësit të policisë" dhe tashmë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›