E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca për nismën UN80, Koçiu: Angazhim për institucione më të forta

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu mori pjesë sot në konferencën për nismën UN80.

Koçiu theksoi në një reagim në rrjetet sociale se në një kohë sfidash globale, reforma dhe modernizimi i sistemit të OKB-së janë thelbësore për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështetjen e aspiratës europiane të Shqipërisë

Në konferencën për nismën UN80, Koçiu rikonfirmoi angazhimin e Shqiëprisë për institucione më të forta, bashkëpunim efikas, standarde më të larta dhe një qasje gjithëpërfshirëse në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e saj si një partner strategjik në arenën ndërkombëtare. Përmes Kuadrit të ri të Bashkëpunimit 2027–2031, synojmë rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe adresojnë në mënyrë efektive sfidat e kohës”, theksoi Koçiu.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›