E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca vjetore e laburistëve britanik

Ndërkohë, editorialet e shumë gazetave kryesore nuk janë në favor të saj. Për të përditshmen Daily Telegraph konferenca është e fundit e partisë laburiste para se ajo të kthehet në opozitë.

Një e përditshme tjetër, The Sun thotë se anëtarët e partisë laburiste janë bërë sikur të burgosur që ju kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj për të kryer dënimin.

Rënja politike e Gordon Braunit është e vështirë për ta parë ndërsa atij i bëhen pyetje për shëndetin - thotë e përditshmja Guardian.

'Alternativat' në udhëheqjen e partisë laburiste

E përditshmja The Times i bën thirrje kabinetit të zotit Braun që të jetë më i guximshëm dhe më ambicioz në zëvendësimin e tij në krye të partisë.

Ngjashëm edhe Independent në faqe të parë sugjeron se laburustët mund t'i fitojnë zgjedhjet e ardhshme vetëm duke e hequr Braun nga udhëheqja e partisë.

Gazeta thotë se në një sondazh është bërë e qartë se laburistët do të mund të kishin më shumë sukses në zgjedhjet e ardhshme me tetë udhëheqës alternativë se sa me zotin Braun.

Sondazhi sugjeron se laburistët do ishin partia më e madhe në parlament në qoftë se ajo do të udhëhiqej nga sekretari i jashtëm britanik, David Milliband, apo edhe nga sekretari i drejtësisë, Jack Straw.

Në një temë tjetër, e përditshmja Times thotë se udhëheqësi i BNP-së, Partisë Nacionaliste Britanike, ka paralajmëruar se partia e tij është në prag të kolapsit.

Gazeta thotë se udhëheqësi i kësaj partie i ka bërë thirrje anëtarëve dhe aktivistëve të partisë që të japin të holla për ta mbajtur partinë e cila ndodhet në krizë financiare.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›