E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza bërthamore, Kina kërkon zbutjen e tensioneve

Deklarata e Ministrisë së Jashtme kineze vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane kërkojnë shtimin e presioneve ndaj Teheranit.

"Besojmë se të gjitha palët e përfshira duhet të ndërmarrin hapa për të zbutur tensionet dhe zgjidhur problemet", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Jiang Yu, gjatë një konference të rregullt shtypi në Pekin.

"Mbështesim zbatimin dhe mbrojtjen e regjimit ndërkombëtar për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe përkrahim zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit përmes negociatave", shtoi zëdhënësja.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›