Konferencë e Fakultetit të Infermierisë

Fakulteti i Infermierisë ka organizuar konferencën ndërkombëtare në bashkëpunim me fakutetet tjera simotra të Gjermanisë, Belgjikës, Italisë , Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Gjatë kësaj konference gjithashtu u bë shpërndarja e diplomave të studentëve që kanë përfunduar masterin e nivelit të parë në këtë fakultet. Dekani i këtij fakulteti Petrit Bara është shprehur se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me pedagogët e universiteteve të tjera europiane, dhe ngrit nivelin e fakultetit të Infermierisë.
Ndërkohë në këtë konferencë dhe në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave në fakultetin e infiermerisë ishte e pranishme edhe zonja Liri Berisha e cila e cilësoi theksoi se ky fakultet edhe psë është I ri , ka arritur një sukses të madh.
Gjatë konferencës , u diskutua për tema të ndryshme si, sëmundjet kardiovaskulare në moshën pediatrike sëmundjet e diabetit , fizioterapia dhe kujdesi infermieror.