E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në sheshin "Nënë Tereza" drejt përfundimit

Punimet në sheshin "Nënë Tereza"shumë shpejt priten që të përfundojnë duke ndikuar në lehtësimin e e trafikut të automjeteve. Shoqëria që po kryen punimet në këtë shesh është inspektuar prej drejtorisë së tatimeve. Nga të dyja palët është bërë e ditur se ky ka qenë një inspektim rutinë për sigurimet e punonjësve dhe cilësinë e punimeve. Megjithëse punonjësit e tatimeve kanë qëndruar aty për disa orë nuk ka patur ndalim të punimeve apo ndonjë mosmarrëveshje. Sheshi "Nënë Tereza" është asfaltuar thuajse i gjithi dhe mbeten edhe pak punime për të përfunduar gjithçka. Gjithashtu në shesh janë krijuar edhe disa rrethrrotullime të vogla të cilat pritet që të ndihmojnë në qarkullimin e automjeteve. Duke qenë se punimet në shesh vazhdojnë aty është vënë re edhe një rëndim i gjendjes së trafikut mirpo me përfundimin e punimeve pritet që çdo gjë të stabilizohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›