E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i Durrësit, debate në këshillin bashkiak

Mbledhja e Këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetarit të Bashkisë dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Debatet janë fokusuar rreth ndarjes së plazheve publike dhe plazheve private, ku përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë akuzuar se nuk ka "de fakto" plazhe publike për qytetarët dhe kanë propozuar një projekt për menaxhimin e plazhit publik në qytetin e Durrësit.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako projekti i porpozuar nga këshilltarët e Partisë Demokratike nuk është i bazuar në ligj dhe është dogmatik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›