E Diel, 1 Nëntor 2026

Konference nderkombetare ne Tirane per vleresimin e demokracise shqiptare

Instituti per Studime Nderkombetare po zhvillon ne Tirane nje konference shkencore mbi zhvillimin e demokracise shqiptare gjate 20 viteve ne tranzicionit. Studiues te njohur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes si Bernd Fisher dhe Nikolla Pano folen ne seancen e pare mbi ngjarjet e ketyre dy dekadave dhe problemet aktuale te institucioneve demokratike shqiptare.

Historiani Bernd Fisher nje ekspert i njohur i ceshtjeve shqiptare nga Universiteti i Indianes ne Sh.B.A. thote se besimi i qytetareve tek institucionet shteterore e demokratike eshte ende shume i ulet. Ai tha se shume nga keto probleme vijne nga natyra e partive politike ku drejtuesit jane autoritare jotolerante dhe eshte shume e veshtire qe te gjendet kompromisi mes tyre.

Administrata shteterore eshte e mbushur plot me militante partiake te cilet qendrojne gjithe kohen te lidhur me partite dhe ato diktojne qendrimet e tyre. Gjeja me e thjeshte qe mund te kerkohet eshte depolitizimi i administrates shteterore - tha zoti Fisher.

Sipas tij ceshtja e zbatimit te ligjit eshte po ashtu nje ceshtje kritike vecanerisht sa u takon policise dhe gjykatave ku ende ka ndikime politike. Studiuesi Fisher tha se ezistojne probleme me lirine e shtypit dhe kjo pengon demokracine. Korrupsioni eshte i pranishem dhe shtypi eshte i mbushur plot me raste qe hetohen. Krimi i organizuar mendohet se ruan lidhje me nivele te ndryshme te administrates shteterore. Shqipera eshte ende ne hapat e para te ndertimit te sherbimeve sociale ndonese kane kaluar 20 vjet demokraci - tha zoti Fisher.

Ndersa Nikolla Pano studiues i njohur nga Universiteti i Illinoisit ne Sh.B.A. tha se qytetaret shqiptare jane te shqetesuar dhe ndjekin me skepticizem zhvillimet politike. Sipas tij pjesemarrja e qytetareve ne votime eshte shume e ulet - rreth 48 per qind po aq njerez mendojne se demokracia nuk po zhvillohet perceptimi i korrupsionit eshte shume i larte - mbi 70 per qind.

Ka nje mori raportesh dhe studimesh qe flasin per problemet e Shqiperise ne fushen e drejtesise ne fushen politike Korrpsioni pengesat politike pavaresia e gjykatave liria e shtypit diskriminimi gjinor integriteti i procesit zgjedhor trajtimi i pakicave kombetare krimi i organizuar - lista e problemeve eshte shume e gjate - tha zoti Pano. - Per te gjitha keto ceshtje eshte arritur shume por ka ende shume pune per te bere.

Konferenca nderkombetare per rivleresimin e demoracise dhe shtetit shqiptar pas 20 vitesh ne tranzicion u organizua nga Instituti per Studime Nderkombetare dhe ne te po marrin pjese ne numer studiuesish dhe analistesh te ceshtjeve shqiptare dhe rajonale. Ata vijne nga Europa Sh.B.A. e Ballkani dhe po shkembejne pikepamje me dobi te perbashket rajonale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›