Presidenti Obama ben fushate per dy senatore demokrate me peshe

Presidenti amerikan Barak Obama po ben fushate sot per dy senatore demokrate me peshe qe ndodhen ne nje gare te veshtire me kundershtaret republikane per zgjedhjet e 2 nentorit. Zoti Obama do te marre pjese ne nje miting per senatoren e Kalifornise Barbara Boxer ne Los Angelos para se te shkoje ne Las Vegas per nje fushate per udheheqesin e shumices ne Senat Harry Reid.
Anketat tregojne se senatorja Boxer kryeson me nje diference te ngushte ndaj rivales republikane Carli Fiorinas ish drejtuesja kzekutive e kompanise Hewlett-Packard ndersa senatori Reid eshte ne gare te ngushte me ish ligjvenesen Sharron Angle e cila ka mbeshtetje te fuqishme nga levizja Tea Party. Presidenti eshte ne nje fushate kater ditore ne pese shtete qe synon permbysjen e nje vale fitoresh te republikaneve qe mund tu kushtoje demokrateve kontrollin e kongresit.