E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Hetim parlamentar Topallit

Partia Socialiste zyrtarizon kërkesën për hetim parlamentar ndaj vetë drejtueses së kuvendit Jozefina Topalli. Nisma për ngritjen e komisionit në fjalë, e shoqëruar me dokumentacionin përkatës, po hartohet nga selia rozë dhe javën e ardhshme dorëzohet në kryesine e kuvendit, pas mbledhjes së firmave nga deputetet Socialiste, në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar. Deputeti socialist Gazmend Bizhga, sqaron gjatë intervistës për vizion Plus, arsyet pse sipas selisë rozë, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ka tejkaluar, madje shkelur kompetencat ligjore, qe i lejon posti. Kërkesa për hetimin e Topallit, sipas tij, bazohet dhe në vërejtjet e konstatuara ne raportin e Komisionit Europian. Por ku bazohet kërkesa e PS-së, për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për kryeparlamentaren. Sipas Bizhges, ligji i Komisioneve Hetimore i jep të drejtën partive politike të ngrëne një komision. Kjo nisme e kahershme e PS-së po përgatitet nga nënkryetari i grupit Erion Braçe, pas vendimit një ditë më parë në mbledhjen e grupit. Ajo ishte shtyrë në axhendën e socialistëve për shkak të zhvillimeve të ngjeshura politike, por tanimë selia rozë e sheh këtë hap si pjesë të aksionit politik kundër keqqeverisjes aktuale.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›