Konference per shtyp e Kryeministrit Berisha menjehere pas kthimit nga Samiti i NATO-s ne Lisbone
Mirembrema. Pak ore me pare u ktheva nga Lisbona kryeqyteti i Portugalise i cili per dy dite me radhe ishte njekohesish kryeqytet i politikes dhe diplomacise boterore. Per mua per Shqiperine ishte pjesemarrja ne samitin me te rendesishem ne te gjithe ekzistencen e shtetit shqiptar.
Ne datat 19-20 nentor ne kryeqytetin e Portugalise u zhvilluan kater samite te lidhur ngushte njeri me tjetrin. U zhvillua samiti i Aleances se Atlantikut te Veriut per te miratuar konceptin e ri strategjik dokumentin themelor te Aleances per shekullin e ri i cili percakton te gjithe reformat e nevojshme strukturore e te gjithanshme rreziqet aktuale dhe perspektive rolin dhe misionin e Aleances ne kete shekull rruget mjetet e garantimit te plote te lirise paqes dhe sigurise ne vendet anetare te kesaj Aleance ne hapesiren euroatlantike.
Pas samitit te themelimit te saj 61 vjet me pare samiti i Lisbones u vleresua dhe eshte samiti me i rendesishem ne historine e NATO-s. Ne kete samit u be nje rivleresim i rreziqeve potenciale dhe reale te sotme dhe atyre qe vijne duke vendosur theksin tek terrorizmi nderkombetar sulmet kibernetike i garantimit te rrugeve te energjise. Pra Aleanca do te pershtate te gjithe potencialin e saj. Sikunder nje thek i vecante u vu dhe u vendos te krijohet mbrojtja antirakete ne menyre qe asnje grup terrorist apo vend zuzar te mos mund te imagjinoje te nise ne drejtim te vendeve anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut raketa balistike me mbushje te ndryshme.
Ne kete samit u rikonfirmua politika e dyerve te hapura te Aleances. Ne dokumentet perfundimtare te samitit Aleanca shpreh angazhimin e saj per te vazhduar kontributin per paqen dhe sigurine ne rajon per te vazhduar kontributin e saj me politiken e dyerve te hapura pra procesin e integrimit te vendeve te tjera ne radhet e Aleances se Atlantikut te Veriut.
NATO me dokumentin e ri strategjik qendron me lart se kurre me vizionin vendosmerine dhe mjetet me te cilat ajo do te mbroje lirine paqen stabilitetin e vendeve anetare. Dokumentet moren mbeshtetje unanime u shpreh kenaqesi e madhe me vitalitetin aftesite reformuese qe Aleanca deshmon ne saje te lidershipit te vendosur e vizionar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes pasionit per lirine dhe mbrojtjen e saj te vendeve anetare.
Krahas ketij samiti ne Lisbone u mbajt edhe samiti tjeter i paprecedent persa i perket nivelit NATO-Rusi. Ne kete samit Federate Ruse u perfaqesua me Presidentin Dimitri Medvedev. Samiti vendosi per nje partneritet dhe bashkepunim konkret te NATO-s me Rusine ne mbrojtjen kunderrakete ne fushen kunder terrorizmit dhe fusha te tjera bashkepunim i cili e ben Europen dhe boten me te sigurt se kurre ne tere historine e tyre.
Ky ishte nje sukses i madh para se gjithash i vizionit te Presidentit Barack Obama i cili dy vite me pare hodhi kete teze te re dhe debatin e madh qe shpertheu lidhur me instalimet e raketave ne disa vende e zevendesoi me ftesen drejtuar direkt Presidentit Medvedev qe Rusia te angazhohet vete direkt sebashku me NATO-n ne mbrojtjen antirakete per ta bere Europen e boten me te sigurt nga keto sulme. Une mund tju them se ne fjalen e Presidentit Obama presidenteve dhe kryeministrave te vendeve anetare te NATO-s te Presidentit Medvedev spikati nje vullnet i qarte per nje kapitull te ri te paprecedent bashkepunimi per paqen dhe sigurine me Rusine por ne samit u theksua edhe me faktore te tjere te rendesishem qe duan te kontribuojne. NATO beri nje hap te madh gjigand ne drejtim te angazhimit ne nje partneritet frytdhenes e serioz te vendeve qe jane te gatshme te kontribuojne per paqen e sigurine globale.
Ne Lisbone ne qytetin ku u vendosen reformat e medha per NATO-n u mbajt edhe samiti i vendeve te angazhuara ne Afganistan ku ishin te pranishem Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun Presidenti i Afganistanit Hamit Karzai komandanti i trupave te ISAF gjenaral Petraeus dhe te gjithe kryetaret e shteteve dhe vendeve qe kane trupa ne Afganistan nga Australia e me radhe. Presidenti Barack Obama i shprehu mbeshtetjen e plote Presidentin Hamid Karzai vleresimin e madh per punen e qeverise afgane dhe trupave te ISAF ne Afganistan. Presidenti Karzai gjenerali Petraeus paraqiten me notat me realiste progresin e realizuar gjata dy viteve te fundit ne luften per dominimin teresisht te talebaneve vendosmerine e NATO-s te vendeve te ISAF-it per te ecur drejt nje tranzicioni ku i gjithe patronimi te kalojne ne duart e ushtrise forcave te sigurise dhe qeverise afagane. Kryetaret e shteteve nga Presidenti Obama dhe te gjithe folesit e tjere theksuan se ne jemi aty per te ndihmuar Afganistanin te mos bjere me viktime e talebaneve e regjimit te tyre mesjetar. U vendos qe te intensifikohet trajnimi i forcave te sigurise dhe ushtrise afgane dhe nga fundi i vitit 2014 ato te mund te marrin ne dore situaten ne tere territorin e tyre cka do te thote se NATO nuk do te largohet ne kete date por ne rolin pararoje do te jene trupat afgane dhe forcat e sigurise se kobit afgan.
Ne keto samite ku une pata nderin dhe kenaqesine te perfaqesoj vendin tim mora fjalen per here te pare si nje vend i barabarte. Shqiperia ulej si vend anetar i NATO-s. Une shpreha mbeshtetjen time te plote per konceptin e ri strategjik vendosmerine e Shqiperise per te proceduar me reforma te thella e te gjithanshme te Forcave te Armatosura Shqiptare ne menyre qe ato te pergjigjen ndaj cdo thirrje Aleances aty ku te kete nevoje. Une shpreha kenaqesine dhe informova samitin se ndonese anetari me i ri i Aleances por gjate ketij viti ka rritur pranine ne Afganistan dhe ne proporcion me popullaten ka nje nga perqindjet me te larte te pjesemarrjes me njesi te armatosura ne gjitha rolet nga roli luftarak ne fushebeteje tek ai i stervitjes apo funksionet sanitare. Une u angazhova se qeveria do te zgjeroje me tej pjesemarrjen sikunder do te kontribuoje ne rindertimin e Afganistani vecanerisht ne fushen e arsimit.
Samiti per shqiptaret ishte historik sa cishte per te gjithe vendet anetare por ishte historik edhe nje per arsye tjeter specifike shqiptare. Se pari ne kete samit sic theksova Shqiperia per here te pare ulej si vend anetar me te drejta te plota e te barabarta si vend me nje kontribut qartesisht te vleresuar nga aleatet tane dhe me te madh sesa proporcioni i saj. Por ne dy dokumentet themelore te samitit u shpreh vleresim per Kosoven dhe kjo ishte e nje rendesie te jashtezakonshme per shqiptaret. Aleanca shprehu vendosmerine e vet per te qene ne Kosove si shtylle kryesore e paqes dhe stabilitetit por shprehu dhe vleresimin me te larte per forcat e sigurise e te rendit te Koves konsolidimin e tyre kontributin e tyre ne Kosove. Aleanca konfirmoi edhe nje here poziten e saj te dyerve te hapura.
Ne fjalen time nder te tjera theksova se Ballkani Perendimor eshte lsquounfinished business per Aleancen se pari per integrimin e vendeve te tjera si anetare ne kete Aleance. Se dyti domosdoshmerine e qendrimit te KFOR-it si shtylle kryesore paqeje dhe stabiliteti. Se treti per inkurajimin e dialogut midis Prishtines dhe Beogradit per te cilin ne emer te qeverise shqiptare u zotova se do te japim te gjithe kontributin tone ne menyre qe serbet dhe shqiptaret te shkruajne nje kapitull te ri ne marredheniet dhe ne perpjekjen e tyre te perbashket per nje te ardhme europiane.
Samiti i Lisbones ishte nje rast i shkelqyer per mua per tu takuar dhe paraqitur perpjekjet e Shqiperise sukseset e saj ne rrugen e ndertimit te demokracise shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut pothuaj me te gjithe kryetaret e delegacioneve te vendeve anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut. Nje bisede te shkurter shume te perzemert pata me Presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe une dua ti informoj shqiptaret se Presidenti me tha se do te doja shume te vizitoja shume Shqiperine dhe se me shume interes dhe vleresim une njoh te gjitha zhvillimet dhe arritjet e ketij vendi ne te cilat pata rastin te theksoj se kombi e qeveria e tij kane kontribut madhor.
Ne samit une takova Presidentin Nikola Sarkozi. Shume i perzemert ai me rikonfirmoi vendimin e tij per te vizituar Shqiperine. Pata nje bisede te zgjeruar me Kancelaren Angela Merkel e cila gjithashtu me rikonfirmoi vendimin e saj per te vizituar Shqiperine. Pata nje diskutim te zgjeruar me mikun tim Silvio Berluskoni nje diskutim te perzemert me Kryeministrin e Britanise se Madhe David Kameron nje diskutim te zgjeruar me Kryeministrin e Spanjes Zapatero i cili me ftoi te vizitoj Spanjen me Kryeministrin e Belgjikes te Luksemburgut te Holandes te Cekise te Kanadase Kryeministrin e Estonise Presidentin e Polonise Presidentin e Letonise. Pra ato dy dite e gjitha koha dhe nderprerjet gjate punimeve te samitit u shfrytezuan per takime dhe biseda intensive. Ne takimet me kryetaret e qeverive dhe te shteteve te vendeve anetare te Bashkimit Europian ceshtje te pare une kisha falenderimet dhe mirenjohjen time dhe te te gjithe shqiptareve per vendimin e tyre fisnik te dates 8 nentor per heqjen e vizave per shqiptaret garancine time te plote e te qeverise shqiptare per te vendosur nje bashkepunimin te ngushet e te gjithanshme me secilen nga keto qeveri ne menyre qe cdo lloj tentative per te abuzuar me kete akt madhor fisnik te ketyre vendeve qeveria te marre masat e menjehershme per te mos lejuar asnje pasoje. Ne keto takime bisedova gjeresisht edhe mbi integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe perpjekjet e saj sikunder u takova dhe bisedova shkurtimisht me Presidentin e Keshillit Europian Herman Van Rompuy dhe te Komisionit Europian Jose Manuel Barroso Kryeministrin e Portugalise njekohesisht mikpritesin e samitit Jose Socrates Presidentin e Portugalise nje mik i njohur qe ne vitin 92 me te kur une isha President dhe zoti Anibal Cavaco Silva ka qene kryeminister tani zoti Anibal Cavaco Silva eshte president dhe une kryeminister historia ben punen e vet.
Dua ta mbyll duke shprehur mirenjohjen me te thelle ndaj Kryeministrit te Portugalise dhe qeverise portugeze per organizimin e shkelqyer te ketyre samiteve historike Sekretarit te Pergjithshem te Aleances se Atlantikut te Veriut Rasmussen dhe stafit te tij per punen e shkelqyer qe ka bere si ne hartimin e dokumentit te konceptit te ri strategjik ashtu edhe ne te gjitha zhvillimet e dokumentet e tjera te miratuara ne samitin e Lisbones.
Pyetje Zoti Kryeminister kemi nje oferte qe eshte bere publike nga PS ku theksohet ngritja e nje komisioni hetimor per te hetuar materialet zgjedhore pa fletet e votimit. Zoti Kryeminister cfare pengon mazhorancen per te pranuar kete oferte
Kryeministri Berisha E nderuar zonje une po flas per historine per vendimet qe i takojne shekullit per vendime qe e bejne boten me te sigurt dhe serish ju mbeteni tek kutia. Pyetjes sime une i kam dhene pergjigje para se te nisesha. Te dorezoje dokumentin ne parlamentin dhe e garantoj se do te shqyrtohet me seriozitetin e merituar. Une nuk e kam pershtat politiken e megafonit. Ajo cka une zotohem eshte se cdo kerkese e paraqitur ne perputhje me proceduren ligjore ne parlament nga Partia Socialiste do te shqyrtohet me seriozitetin e merituar.
Pyetje Po cfare pengon parlamentin kam parasysh se ka pasur raste kur Kuvendi ka marre materialet zgjedhore si ne vitin 2005
Kryeministri Berisha Cfare e pengon parlamentin E pengon kambana qe mungon. Nuk ka derguar asnje dokument. Partia Socialiste te paraqese ne parlament dokumentin. Nuk kam asnje paragjykim. Dokumenti do te shqyrtohet me seriozitetin merituar ne perputhje te plote me ligjet e vendit. Ne jemi parti e shtetit ligjor ne kemi dy parime baze ne kete ceshtje respekt te plote te ligjit dhe Kushtetutes respekt te plote te te drejtave te opozites dhe kete e kemi faktuar.
Pyetje Zoti Kryeminister si vend anetar i NATO-s a kemi mundesi edhe ne te organizojme ne te ardhmen samite te ketyre permasave
Kryeministri Berisha Absolutisht nuk do te jete e larget dita kur Shqiperia ta marre kete nisme. Aktualisht eshte pak e veshtire por ne te ardhmen jo te larget ky do te jete nje realitet i madh dh ejahstezakonisht i rendesishem.
Pyetje Ne kushtet qe jemi duket se nuk do te kete nje dokument tjeter te ofruar nga PS-ja per zgjidhjen e krizes. Pak dite me pare zoti Rama i ka derguar nje leter ambasadoreve te BE-se dhe ajo qe te le te kuptosh eshte se nuk do te kete nje oferte te re. Ne kushte a ekziston mundesia qe PD-ja ne KQZ te inicioje ...
Kryeministri Berisha Te bej nje oferte per Partine Socialiste ...
Gazetari Jo por te inicioje djegien e fleteve te votimit dhe paralelisht materialet zgjedhore te shkojne ne komisionin hetimor
Kryeministri Berisha E vetmja gje qe nuk mund te beje kurre Partia demokratike eshte te udheheqe opoziten. Kjo nuk mund te ndodhe. Opozita ka udheheqjen e vet i merr vendimet vete. Une nuk e di pse ju e paragjykoni por ka shume raste qe ju gazetaret merrni vesh te fshehta te atilla qe une i mesoj nga ju sepse ta marresh per te vertete kete qe ju thate se ata nuk do te paraqesin dokument tjeter kjo do te thote se ata po tallen me qytetaret. Une kam nje qendrim te percaktuar them po pres dokumentin. Por ne rast se cdo dite behet fjale nga nje kerkese dhe ka nje prapavije per te mos paraqitur dokument atehere ky eshte megafon dhe asgje tjeter.
Pyetje Pak dite me pare nje deputete e PD-se zonja Vokshi eshte ndaluar nga policia e Prizrenit. A keni ju ndonje informacion per kete dhe cili eshte qendrimi juaj
Kryeministri Berisha Ky ka qene nje akt i papergjegjshem dhe vetem kaq. Kryeministri i Kosoves me ka telefonuar po ate nate dhe ka paraqitur ndjesen e tij me ka kerkuar tia percjell deputetes Vokshi ndjesen e tij per aktin dhe ka garantuar se do te nxirren te gjitha pergjegjesite. Me tutje eshte kaq e vetem kaq dhe absolutisht asgje tjeter. Jane gjera qe ndodhin por ka nje qeveri e cila qendron teresisht ne pozicionet e duhura dhe nuk ka asnje koment tjeter per kete.
Pyetje Pas zgjedhjeve te qershorit i gjithe ngerci politik ishin fletet e votimit nderkohe opozita eshte terhequr nga fletet e votimit duke kerkuar vetem qe ato te mos digjen cka ju ne tryezen per reformen zgjedhore keni deklaruar se qeveria eshte e gatshme te ofroje fonde per kuti te reja. Nderkohe opozita e ka kushtezuar pjesemarrjen edhe ne zgjedhjet lokale me hetimin e zgjedhjeve. Ai i druheni mospjesemarrjes se opozites ne zgjedhjet lokale
Kryeministri Berisha Edhe nje here me duhet te them se subjekti i kesaj konference per shtyp eshte Lisbona kryeqyteti qe ne tre vjet u be mikpritese i dy samiteve me historike per Europen dhe boten euroatlantike me 13 dhjetor te vitit 2007 ne Lisbone u firmos traktati i Lisbones me i rendesishme per BE-ne qe nga themelimi i tij gjer me sot dhe ne daten 13 nentor 2010 ne Lisbone u miratua koncepti i ri strategjik i Aleances se Atlantikut te Veriut gje qe e beri samitin me te rendesishmin qe nga themelimi i NATO-s gjer me sot. Une keto doja te konfirmoja por manite muzeale te te tjereve nuk kam ndermend ti komentoj ketu. Une i kam shprehur te kristalta qendrimet e mia. Sidoqofte jam i vendosur dhe e garantoj opoziten se do te shqyrtohet me seriozitetin e merituar cdo dokument i saj.
Pyetje Zoti Kryeminister a eshte opsion Shqiperia per vendosjen e sistemit antiraketor
Kryeministri Berisha Shqiperia eshte opsion per ate qe NATO te kerkoje. Ne jemi anetaresuar ne Aleancen e Atlantikut te Veriut te vendosur ti pergjigjemi cdo detyrimi qe rrjedh nga ky anetaresim. Por dua te them se nuk eshte bere asnje kerkese konkrete per nje gje te tille.
21/11/2010