E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: BSH, masa për uljen e normës së interesit

Konfindustria ka vlerëson vendimin e Bankës së Shqiperisë për të ulur normën bazë të interesit por thekson domsdoshmërinë e marrjes së masave nga Banka e Shqipërisë, në mënyrë që vendimi për uljen e normës së interesit, të pasqyrohet në zbutjen reale të kredive. 

TIRANE- Konfindustria ka reaguar menjëherë pas vendimit të Bankës së Shqiperisë për të ulur normën bazë të interesit. Në një deklaratë publike, konfindustria vlerëson këtë vendim duke theksuar domsdoshmërinë e marrjes së masave të duhura nga Banka e Shqipërisë, në mënyrë që vendimi për uljen e normës së interesit për Lekun, të pasqyrohet në zbutjen reale të kredive në proçesin real të kredidhënies nga bankat të nivelit të dytë për bizneset si dhe në forcimin e rregullave të Bankës së Shqipërisë bashkëlidhur me kontrollin e zbatimit të tyre për rritjen e detyrueshme të cilësisë tashmë të pakënaqshme të nivelit të “kredive të këqia” ndaj portofolit të përgjithshëm të kredive nga bankat e nivelit të dytë.
Konfindustria shprehet sërish e shqetësuar se gjashtë muajit të dytë të 2008-ës sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë raportuar ulje të ndjeshme të nivelit të shitjeve. Kjo kryesisht në industritë e minierave, metalurgjike, mekanike, industrisë së prodhimit të letrës për të vazhduar më pas në degë të ndryshme të industrisë ushqimore sikundër është industria e prodhimit të pijeve alkoolike, industrisë së pijeve joalkoolike, të birrës, të përpunimit të mishit, etj.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›