E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP: Ja strategjia e re për deklarimin e pasurive

Inspektoriati i lartë i kontrollit dhe deklarimit të pasurive ka hartuar një strategji te rë antikorrupsion, duke detyruar cdo zyrtar, që në deklarimin e pasurisë të përfshihen edhe fëmijet madhorë, prindërit e tij dhe ata të bashkëshortit a bashkëshortes. 

TIRANE- Me qëllim parandalimin e konfliktit të inetersit në rradhët e funksionarëve, Inspektoriati i lartë i kontrollit dhe deklarimit të pasurive ka hartuar një strategji te rë antikorrupsion. Kryeinspektori Adriatik Lalla gjatë ceremonisë së prezantimit të strategjisë publikoi vendimin për të detyruar cdo zyrtar që në deklarimin e pasurisë të përfshihen edhe fëmijet madhorë si dhe shënimin në deklarim edhe të prindërve përkatës të zyrtarit dhe bashkëshortit a bashkëshortes së tij. Kështu në deklarimin e pasurisë duhet të përfshihen të gjitha të ardhurat dhe pasuritë e familjarëve, pavarësisht nëse jetojnë ose jo në të njëjtën shtëpi me funksionarin.
Gjithashtu ILDKP bën të ditur se 5 nënpunës janë në ndjekje penale për mosbindje ndaj ligjit për deklarimin e pasurisë por që deri më sot asnjë vendim konkret nuk është ndërmarrë për shkelësit e ligjit.

(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›