Bizhga:Si më qëlloi banda e Qafë Gjashtës

Oficeri i policisë kriminale Sokol Bizhga ka rrefyer para trupit gjykues për gati një orë e 30-të minuta të gjithë historinë se si janë qëlluar në armë ai dhe tre oficere të tjerë të policisë në vendein e çuajtur Qafë Gjashta, ngjarje e cila ka ndodhur me datën 4 mars të vitit 1997-të. Bizhga është shprehur se ka komunikuar në telefon me Agim Shehun ,i cili i ka thënë se komisariati i Sarandës ka rënë ,por nësë ke mundesi shko dhe ngrijë në këmbë. Bizhga i cili në atë kohë ka qënë edhe shefi i policisë kriminale është nisur për në Sarandë së bashku me , Eduard Aliaj , Myzafer Blushin dhe Gjergj Mehmeti. "Duke qënë se ishte e pamundur ngritja e komisariatit , jemi nisur për në Gjirokaster ,ku gjatë rrugës na ka dalë përpara një makinë me disa njërëz të armatosur, nga makina ka zbritur një person i cili është afruar dhe na ka pyetur se kush jeni ju ,une u perzantova dhe i thashe se kush isha,nderkohë ai është prezantuar me emrin Bubeçi", dëshmoi ai. Bizhga , gjatë dëshmisë është shprehur se më vonë ka mësuar se bBubeçi ishte Edmind Seko.Bizhga tha se "Pasi kemi arritur në vendin e quajtur Qafa e Gjashtës kemi hasur në një pritë ku kanë filluar të qëllojnë me armë ku dhe është plagosur Gjergj Mehmeti, më pas i kam kërkuar policëve që të largohen" .Sokol Bizhga ka rrefyer edhe momentet ku është qëlluar me mitrolozin e tankut, në momntet që po tentonte te largohej nga vatra e zjarrit. Ai është shprehur se afersisht një kilometer larg vendit ku kishin lënë makinën kishte parë tym, por nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me pas. "Pasi kam arritur në shtëpi kam mësuar npërmjet një televizioni grek se Gjergj Mehmeti ishte vrarë, ndërsa Eduard Aliajn , Myzafer Blushin i kishin kapur dhe torturuar", përfundoi ai.