E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria Heqja e vizave zhvlefteson lekun

Ne nje komunikate Konfindustria thekson se mbeshtetur ne te dhenat krahasuese dhe pervojen e vendeve te rajonit si Serbia dhe Maqedonia ne vitin 2009 eshte mjaft e mundur qe zhvleftesimi i monedhes vendase kundrejt monedhes se BE te ndihet ndjeshem ne te pakten nje periudhe 6 -12 mujore nga casti i fillimit te liberalizimit te vizave ne dhjetor 2010.

Shkak eshte krijimi i nje rryme relativisht te madhe qytetaresh shqiptar qe pritet te dalin jashte vendit drejt te afermve te tyre per arsye turizmi etj. ne vendet e BE. Sipas pritshmerise edhe te Komisionit te Bashkimit Evropian vleresohet qe numri qytetareve shqiptare qe do te levizin per arsye te ndryshme pas liberalizimit te vizave ne periudhe afatshkurter te jete ne shifrat e ndjeshme prej mbi 300 mije persona thuhet ne deklarate.

Konfindustria per te balancuar zhvleftesimin e mundshem te monedhes kombetare me te gjithe pasojat e demshme per ekonomine e vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare kerkon nga Qeveria Shqiptare te pershpejtoj kryerjen e amnistise fiskale brenda vitit 2010 per te shfrytezuar kohen e kthimit te emigranteve shqiptare ne atdhe si mundesia me e mire per te patur sukses ne procesin ne fjale.

Gjithashtu Konfederata e Industrise mbeshtet daljen e Shqiperise ne tregjet nderkombetare te kapitalit dhe nxjerrjen e eurobondit te pare shqiptar me vlere prej 300 milion euro qe qofte edhe psikologjikisht mund te sherbej ne lehtesimin e trysnise ne rritje te Euro-s ndaj Lek-ut.

2010-10-31 0948

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›