E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tivarit Beja Hetime ne institucione

TIRANE-Komisioni hetimor parlamentar per masakren e Tivarit ende nuk ka percaktuar datat se kur do te therrasin per te deshmuar personat qe kane dijeni mbi kete ngjarje.
Kryetari i ketij komisioni demokrati Fatos Beja shprehet per Gazeta Shqiptare se deri me tani anetaret e komisionit po punojne ne mbledhjen e te dhenave mbi ngjarjen e ndodhur 65 vite me pare. Anetaret jane duke punuar mbi marrjen e te dhenave nga ana e institucioneve shqiptare dhe po shqyrtohen dokumentet. Puna eshte ndare ne menyre te tille qe deputeteve iu jane ngarkuar disa institucione dhe po shqyrtojne dokumentet thekson Beja.

Sipas planit te hetimit percaktohet se anetaret e komisionit do te fokusojne punen e tyre permes hetimit ne Arkivin Qendror te Shtetit ne Arkivin e Ministrise se Brendshme Ministrise se Mbrojtjes Ministrise se Jashtme si dhe arkiva te tjera te mundshme per fakte te reja qe mund te dalin per kete ngjarje.

Me 7 korrik te vitit 2010 Kuvendi mori vendimin per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per hetimin e Masakres se Tivarit te ndodhur ne vitin 1945. Maxhoranca ngriti kete komision hetimor pasi sipas liderit te saj Sali Berisha ne te eshte perfshire ish-diktatori i fundit komunist Ramiz Alia.

Ne baze te perllogaritjeve i bie qe puna e ketij komisioni te perfundoje me 7 korrik 2011. Anetaret e komisionit hetimor jane Fatos Beja kryetar dhe anetare Viktor Gumi Mesila Doda Gent Strazimiri Fatos Hoxha Adriana Gjonaj dhe Gjergji Papa. Opozita nuk ka pranuar te marrin pjese ne kete komision. Prane kesaj strukture parlamentare jane atashuar dy historianet Uran Butka dhe Romeo Gurakuqi si eksperte te cilet do ndihmojne deputetet ne hulumtimin e ngjarjeve.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›