Oficeri Ishim me uniforma policie kur na qelloi me arme Dritan Dajti
TIRANE - Nje nga oficeret pjesemarres ne operacionin per arrestimin e Dritan Dajtit ne 7 gusht 2009 ne Durres ku u vrane kater punonjes policie deshmoi dje ne Gjykaten per Krimet e Renda. Ne nje seance me dyer te mbyllura per shkak te qenies se tij ne strukturen e Grupit te Operacioneve Speciale deshmitari P.L. tregoi detaje para paleve ne procesin e gjykimit ndaj Dritan Dajtit Ergest Xhoxhit dhe Mariglem Muces. Oficeri deshmoi mbi menyren si ishte kryer operacioni ne Durres per arrestimin e te shumekerkuarit Dajti. Deshmitari konfirmoi se policet e vrare kane qene me uniforma me mbishkrimin policia nderkohe qe me pare ka pasur dyshime rreth ketij fakti. Burime brenda seances qe zgjati disa ore thane se deshmitari nuk kishte pare kush qelloi mbi koleget e tij por vetem kishte degjuar krisma e me pas i kishte pare ata te gjakosur. Na lajmeruan eproret tane mengjesin e 7 gushtit 2009. Mblodhem grupin. Na e pershkruan pamjen e Dritan Dajtit. Na thane se kishte nje kapele te kuqe dhe qe po levizte me nje automjet Touareg si dhe zonen ne te cilen ndodhej ne qytetin e Durresit mesohet te jete shprehur deshmitari ne seancen e djeshme. Ne vijim oficeri i operacioneve speciale me inicialet P.L. ka pohuar se udhetimi i forcave te policise drejt Durresit ishte bere ne tri automjete me nga 2-3 veta ne secilen prej tyre dhe nje motociklete. Shkuam tek ura e Dajlanit. Morem rrugen e plazhit dhe u futem ne nje rrugice prane pistes Iliria. Aty pame automjetin Touareg qe ndodhej perballe vendit ku ndaluam ne. Une nuk e dija se ku u pozicionuan grupet e tjera. Na u dha urdher me radio qe te vepronim. Veshem jeleket me mbishkrimin policia dhe disa prej nesh vendosen edhe kapele policie. Vume re dy persona pas automjetit Touareg. Zbritem nga makina. I neutralizuam dy personat. Sa u afruam degjova te shtena nga brenda makines. Pashe Sajmir Duckollarin te shtrire. Pas pak pashe edhe Altin Dizdarin qe ra pertoke. Ndodhi gjithcka ne pune sekondash sa spo e kuptoja. Pashe qe Dizdari kishte nje plage ne gjoks. E hipa ne nje prej makinave dhe e nisa per ne spital. Me pas mora edhe kolegun tjeter dhe e cova ne spital. Pese minuta pasi mberritem atje nje mjek na tha qe ata kishin nderruar jete. Me pas erdhen ne spitalin e Durresit edhe dy koleget e tjere te pajete. Ne kete kohe sollen ne spital edhe Dritan Dajtin qe ishte plagosur eshte shprehur deshmitari. Ai mesohet se ka dhene sqarime me te hollesishme ne lidhje me ngjarjen. Ky eshte oficeri i pare i policise qe deshmon ne gjyqin ndaj Dritan Dajtit. Edhe nente oficere te tjere pjesemarres ne aksion jane thirrur ne gjykate per te deshmuar. ar.ba