E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Reforma e TVSH po rrit informalitetin

Biznesi eshte i shqetesuar nga rritja e informalitet ose i falimentit te qellimshem nga hyrja ne fuqi e uljes se pragut te TVSH, nga 8 milione leke ne 5 milione leke per regjistrimin e biznesit. Konfindustria shqiptare ka pohuar se, te dhenat e deritanishme prane organizates tregojne, se po ndeshemi me dukurine e mbylljes dhe shkuarjen drejt falimentit te qellimshem te mijera subjekteve tregtare ne shkalle vendi, me qellim vazhdimin e punes si subjekte te reja "biznes i vogel" te pakontrolluara me pare nga institucionet fiskale nen pragun e ri te Tatimit te Vleres se Shtuar (TVSH) prej 5 milion lek te ardhura vjetore. "Pasoje e drejtperdrejte e ndryshimeve te pragut te TVSH-se eshte dukuria mjaft shqetesuese e rritjes se metejshme te shkalles se veshtiresise ne leshimin e faturave fiskale nga bizneset e vogla, qe kerkojne te qendrojne nen pragun e ri te shpallur prej 5 milion lek/vit duke krijuar shmangie shtese edhe prej 3 milion lek/vit ne vlere fature per cdo biznes" sqaron Konfindustria. Sipas saj, kjo do te thote, qe ne shkalle vendi rrezikohet te prodhohet nje fluks mjaft te madh financiar shmangie fiskale, qe me pas kalon i shumefishuar ne te gjithe hallkat e siperme te sistemit tregtar te ekonomise shqiptare, duke kercenuar seriozisht te hyrat publike ne buxhet dhe te godase ashper konkurrencen e ndershme ne treg. Sipas Konfindustrise shmangia fiskale e mesiperme e bizneseve te vogla do te demtoje ndjeshem dhe te ardhurat e pushteteve vendore. Organizata e biznesit vlereson, se ulja e pragut te perfshirjes se bizneseve ne skemen e pageses se TVSH-se nga 8 milion ne 5 milion lek rrezikon, qe jo vetem te mos arrije ne uljen e evazionit fiskal, por perkundrazi te shtoj masen e evazionit nga te ashtuquajturat biznese te vogla dhe njekohesisht te shkaktoj rritjen e shkalles se korrupsionit nga institucionet fiskale zbatuese. Me pare Konfindustria e ka kundershtuar kete nisme per uljen e pragut te TVSH-se.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›