E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimoret ne "skaner" te gjitha bizneset manipulatore

Ulja e pragut te perfshirjes ne TVSH nga 8 milione leke ne 5 milione leke vitin qe shkoi detyron bizneset qe preken nga kjo reforme qe te perdorin kasat fiskale dhe te deklarojne taksat ne menyre elektronike, shpjegojne ekspertet ne tatime. Por gjithashtu te paguajne edhe Tatimin mbi vleren e Shtuar. Pas deklarimeve te biznesit dhe eksperteve se kalimi nga biznes i vogel ne te madh per te gjithe ata qe do te kalojne pragun 5 milion leke po shoqerohet me kosto shtese vjen edhe reagimi i administrates tatimore. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme per kete kategori biznesi, nuk do te kete asnje ndryshim, pervec faktit te nenshtrimit ne skemen e TVSH-se. Per kete kategori do te lindin disa detyrime te reja administrative, nder te tjera edhe pajisja me kasa fiskale. Ky proces po vazhdon te shoqerohet me gjoba per te gjithe ato subjekte qe kane shmangur detyrimin. Sipas kontrollove te ushtruara nga Drejtoria e Pergjithshme Tatimeve dhe deget e saj ne rrethe rezulton se, se rreth 3500 biznese te deklaruara si te vogla bejne me shume se, 8 milione leke xhiro ne vit, nderkohe qe ne bilancet e tyre per tatimet kane raportuar me pak se kaq. Zyrtaret e tatimeve kane bere me dije se statusi i tyre do te ndryshoje qysh ne fillim te vitit qe vjen. Sipas vleresimeve me te fundit ekonomia informale ne Shqiperi eshte 30.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›