Nuk duhet ngutur

Të ashtuquajturat kampionet e korrupsionit, PTK, Aeroporti dhe KEK-u, do të shpëtojnë nga shkatërrimi vetëm me privatizim. As miliona euro që hyjnë çdo vit në këto ndërmarrje nuk mund t’ia ndryshojnë për këtë mendjen Qeverisë së Kosovës. Në këtë drejtim nuk ndihmojnë as lutjet e shoqërisë civile, të cilat kërkojnë që privatizimi të shtyhet dhe të luftohet njëherë korrupsioni. Madje qeveria shkon aq larg sa që nuk është e dëgjueshme as ndaj miqve ndërkombëtarë.
Kjo sepse shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak, para disa ditësh i dërgoi sinjal të qartë qeverisë se nuk duhet ngutur me privatizimin e pasurisë publike. Posaçërisht gjatë këtij viti kur gjurmët e krizës financiare ende janë të freskëta.
“Viti 2010 është vlerësuar si kohë e papërshtatshme për privatizimin e gjigantit publik të Postë Telekomit të Kosovës”, pati thënë Ranjit Nayak
Por, nëse privatizohen sivjet, Nayak tha se ky do të jetë një test për Qeverinë e Kosovës.
Ndërkaq, nga shoqëria civile thonë se shitja e tyre po ndodh në kohën kur kriza financiare ka shkaktuar hezitim te kompanitë e huaja për të investuar dhe krijohet mundësia që tenderët t’i fitojnë kompani joserioze. Ata thonë se privatizimi i shpejtë i ndërmarrjeve publike do të thotë heqje qafe e korrupsionit e jo luftim i tij.
Po ashtu, qeveria nuk duhet të lejojë zhvillimin e korrupsionit në to, në mënyrë që më rastin e privatizimit mos ta merr për bazë këtë dukuri negative.
Në hulumtimin e Organizatës “Çohu” mbi ndërmarrjet publike thuhet se përmirësimi i menaxhimit të kompanive dhe aseteve publike është e vetmja mundësi që shteti i Kosovës të funksionojë.
“Në kohën kur qindra miliona nga paraja publike ngelin të pashfrytëzueshme dhe kur Qeveria e Kosovës futet në borxhe tek institucionet ndërkombëtare, shitja e kompanive publike do të ketë pasoja fatale për shtetin”, thuhet në hulumtimin e kësaj organizatë.
Drejtues i saj, Avni Zogiani, thotë se duke dashur të krijohet alibi për privatizimin, është toleruar korrupsioni dhe keqmenaxhimi i kompanive publike. Sipas Zogianit, bordet e kompanive publike të vendosura nën urdhrat e politikës janë shndërruar në penguesit kryesorë të zhvillimit të kompanive.
Edhe Instituti “Riinvest” në hulumtimin e vet konstaton se qeveria ende nuk ka përcaktuar procedurat se si do të përfshihet sektori privat në këto ndërmarrje, pasi që edhe Ligji për ndërmarrjet publike është i mangët. Gjithashtu nuk dihet ende se si do të shfrytëzohen paratë nga shitja e tyre, nëse do të shkojnë në buxhet apo do të gjendet ndonjë formë e re e shfrytëzimit të tyre.
“Këto ndërmarrje janë zakonisht në majën e listës së institucioneve të korruptuara në sy të opinionit të gjerë”, thotë hulumtimi i Riinvestit.
Një tjetër faktor kundër shitjes që përmendin hulumtimet e këtyre organizatave është se këto ndërmarrje realizojnë të hyra milionëshe duke e ndihmuar në masë të madhe buxhetin e Kosovës. Vetëm vitin e kaluar, PTK-ja ka pasur fitime të pastra prej mbi 40 milionë eurosh.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka krijuar tashmë komisionet për privatizimin e këtyre kompanive dhe ka angazhuar kompani tjera konsulente që do ta ndihmojnë procesin që pritet të përfundojë kah fundi i këtij viti. Për qeveritarët, privatizimi i ndërmarrjeve publike do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik.
Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, pati thënë së këto janë projekte madhore që do t’i ndihmojnë buxhetit të Kosovës dhe ka premtuar se qeveria do të jetë aksionare në to.
“Me privatizim buxheti i Kosovës do të lirohet nga barra fiskale, përkatësisht buxhetore që me vite të tëra ka bërë, sidomos KEK-u, në njëfarë mënyre edhe Aeroporti”, pati thënë Shala.
Megjithatë, për organizatën “Çohu” është e pakuptueshme se si po ndodh privatizimi këtë vit kur fondi i privatizimit, prej nga janë mbledhur afro gjysmë miliardi euro, ka ngelur i bllokuar.
“Të pashfrytëzuara për ekonominë kosovare kanë ngelur edhe afro një miliard euro nga Fondi i Kursimeve Pensionale, fitimet e kompanive publike si dhe paratë e Trustit”, thuhet në hulumtimin e kësaj organizate.
Ndryshe, shoqëria civile, gjithashtu, procesin e privatizimit e quan tërësisht të mbyllur për publikun dhe pa ndonjë rol të organit më të lartë të vendit, Parlamentit. Edhe pse me Ligjin për ndërmarrje publike nëpër Kuvend duhet të kalojë si përgatitja për privatizim, ashtu edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike