Konfindustria: Trazirat në Himarë rrezikojnë ekonominë

Konfindustria e ka shprehur kete shqetesim me ane te nje njoftimi per shtyp, duke deklaruar se keto qendrime te krereve lokale mund te jene edhe largim masiv i pushuesve ne vitet ne vazhdim drerjt qendrave te tjera ne afersi te Himares, si Dhermi, Qeparo, Borsh, Palase, Vuno e te tjere. Konfindustria ne deklaraten e saj shpreh edhe shqetesimin se banoret e Himares kane si burim jetesor vetem te ardhurat nga turizmi.
Konfederata sjell nje tjeter arsye nga ato te shprehura ne publik per ngjarjen e Himares ne ditet e fundit, nga akademike dhe institucione te tjera shqiptare. Per Konfindustrine, perdorimi politik nga qarqe te caktuara i ngjarjeve te rastesishme qe mund te ndodhin ne cdo kohe dhe cdo vend, sikurse ishte aksidenti tragjik i nje jave me pare, pervec qellimeve te pastra anti-shqiptare drejtohet edhe ndaj zhvillimit te ndjeshem qe po merr turizmi ne Shqiperi, qe mund te behet nje konkurrent i rendesishem ne vendet e rajonit.
Konfindustria i ka kerkur Qeverise Shqiptare te zbatoje masat e ashpra ligjore per te mos lejuar ne asnje menyre perseritjen e bllokimit te rrugeve kombetare e sidomos ne kulmin kohor te zhvillimit te turizmit.