E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi: Korrupsioni 100 milione euro i Edi Rames Qamil Xhani

Deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi ka dale publikisht per te ofruar fakte mbi afera korruptive, ku rezulton te jete i implikuar kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Behet fjale per perfitimin e nje shume prej te pakten 100 milione euro si kembim per leje ndertimi. Deputetja demokrate, e cila ne ditet e fundit eshte vene nen akuza nga selia e Partise Socialiste, ka ftuar kreun e kesaj force politike te coje ne prokurori gjithcka disponon, dhe jo te ushtroje dhune morale e psikologjike. Vokshi tha se dalja e saj publike do te pasohet nga te tjera ne ditet ne vazhdim, per te faktuar sikunder theksoi ajo, aktet e korrupsionit galopant ku rezulton te jete perfshire kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ajo paraqiti dje prova konkrete te skemes se marrjes se parave nga kryetari i bashkise se Tiranes, me ane te bashkepunetoreve te tij, duke i detyruar biznesmenet qe t'i bejne ortak ne investimet e tyre, per te marre lejen e ndertimit. "Kam ketu dokumentin, ku kompania "Vizion Construction", eshte detyruar te fuse aksioner me 20 % mikun e Edvin Rames, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, ne kembim te dhenies se lejes se ndertimit kesaj kompanie. Dhe ky 20 % vlen jo me pak se 100 milione euro", u shpreh dje para medieve deputetja e PD-se, Albana Vokshi. Ajo ka deklaruar se kjo nuk eshte afera e vetme korruptive e kryetarit te bashkise se Tiranes. Njeheresh ka kerkuar qe kreu i PS-se te sqaroje publikisht dhe personalisht lidhjet e tij me biznesmenin Avllaj. "Mendoni vetem per nje cast sa leje ndertimi ka dhene Edvin Kristaq Rama ne tre mandatet e tij si Kryetar Bashkie? Sa 20% ka marre nga keto leje ndertimi qe bejne nje pasuri te tere prej qindra milione dollaresh, e padeklaruar prej tij! Z. Rama, pse hesht ne lidhje me akuzen per lidhjet e tua me Dritan Avllajn? Pse nuk sqaron publikisht cfare interesash te lidhin me kete person dhe sa 20% ke perfituar nen emer te tij?", u shpreh ajo. Nga ana tjeter Vokshi ka deklaruar se dokumenti i djeshem i eshte vetem i pari. Ajo tha se ne ditet ne vijim, "do te deshmoj fakte te tjera reale" dhe se "topat e baltes te drejtuar ndaj meje dhe familjes sime do bien mbi ju z.Rama". Vokshi e ka lidhur sulmin ndaj saj dhe me karakterin dhe sjelljen e kryetarit te PS-se. "Edvin Rama, edhe nje here, po perpiqet qe te perbalte dhe te dhunoje moralisht dhe psikologjikisht e publikisht nje femer. Por une, z.Rama, s'do te lejoj kurre qe kompleksi juaj ndaj grave, e qe s'njeh limite, te shkele personalitetin dhe dinjitetin tim", tha Vokshi.

Deklarata albana vokshi
I ashtuquajturi "bashkebisedim" i tij me gazetaret vertetoi edhe nje here dje qe Edvin Kristaq Rama eshte ne deshperimin e madh te nje deshtuari absolut si ne jeten private ashtu edhe si politikan.
I shqetesuar nga bumi turistik i muajve te fundit, ai u be qesharak edhe me ato qe fliste e qe s'I kuptonte as vete, per rritje ekonomike pa rritje ekonomike apo per borxhe publike mbi 100%, per renie te te ardhurave tatimore kur e verteta, e pranuar nga te gjithe organizmat e specializuar nderkombetare eshte krejt ndryshe. Dhe sigurisht, nuk harroi te beje edhe kercenimin public qe une te hesht.
Edvin Rama, edhe nje here, po perpiqet qe te perbalte dhe te dhunoje moralisht dhe psikologjikisht e publikisht nje FEMER. Por une, Zoti Rama, s'do te lejoj kurre qe kompleksi Juaj ndaj grave, e qe s'njeh limite, te shkele personalitetin dhe dinjitetin tim.
Jam sot ketu para jush, per ta ftuar Z. Rama qe te coje ne Prokurori te gjitha faktet qe ai thote qe posedon ne lidhje me akuzat qe me ka bere javet e fundit. Ka nje muaj qe flet dhe nuk ka thene dhe denoncuar asnje fakt konkret.
Jam ketu para jush, per t'I kerkuar z. Rama te pergjigjet per ato qindra dosje denoncimi ne emer te tij qe jane prej kohesh ne sirtaret e Prokurorise.
Jam sot ketu para jush, per te denoncuar me fakte dhe dokumente korrupsionin galopant te Kryetarit te bashkise, Edvin Kristaq Rama.
Kam ketu dokumentin, ku kompania Vizion Construction, eshte DETYRUAR, te fuse aksioner me 20 % mikun e Edvin Rames, Dritan Avllaj, I njohur si Tan Lepri, ne kembim te dhenies se lejes se ndertimit kesaj kompanie. Dhe ky 20% vlen jo me pak se 100 milione EURO.
Mendoni vetem per nje cast sa leje ndertimi ka dhene Edvin Kristaq Rama ne tre mandatet e tij si Kryetar Bashkije? Sa 20% ka marre nga keto leje ndertimi qe bejne nje pasuri te tere prej qindra milione dollaresh, e PADEKLARUAR PREJ TIJ!!!!
Z. RAMA, PSE HESHT NE LIDHJE ME AKUZEN PER LIDHJET E TUA ME DRITAN AVLLAJN?? Pse nuk sqaron publikisht cfare interesash te lidhin me kete person dhe sa 20% ke perfituar nen emer te tij???
Ky, eshte vetem dokumenti I pare, ne ditet ne vijim, do te deshmoj fakte te tjera REALE per aferat e paimagjinueshme korruptive te Edvin Kristaq Rames, te personave qe me te e lidhin interesa marramendese financiare si dhe per te tere papagallet e tij qe kane folur per me shume se tre javesh duke shpifur e trilluar per mua.
Topat e baltes te drejtuar ndaj meje dhe familjes sime do bien mbi Ju Z. Rama!!!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›