E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Integrimi ne BE i bazuar ne performance

Konsujt

Kryeministri Berisha priti dje 45 konsujt e Nderit te Republikes se Shqiperise neper bote qe erdhen ne Shqiperi per te marre pjese ne festimet e Dites se Pavaresise. Gjate pritjes koktej te dhene ne Kryeministri ne nder te tyre theksoi se 19 vjet me pare Shqiperia ishte vendi i trete apo i katert me i varfer ne bote. Ne e filluam kete udhetim si nje vend me 204 dollare te ardhura per fryme dhe tani qendrojme ne grupin e vendeve me te ardhura mesatare te larta tani jemi nje vend me mbi 8000 dollare te ardhura per fryme. Shqiperia ishte vendi me i kolektivizuar ne bote. Sot Shqiperia eshte nje nga vendet me private ne bote. Qeveria e Shqiperise qendron mes 10 qeverive me te vogla ne planet. Shqiperia po e bazon zhvillimin e saj plotesisht mbi iniciativen e lire duke shfrytezuar lirite. Ne nuk e njohem recesionin ekonomik. Sigurisht u perballem me pasojat e krizes ekonomike globale dhe europiane por ne vend nuk u zhvillua asnje recension ekonomik. Lirite ekonomike ne bote vitin e kaluar u ngadalesuan ndersa ne Shqiperi u rriten me 16 per qind - deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›