Konfindustria mbeshtet tejkalimin e kufirit prej 60

Konfindustria mbështet në parim propozimin e tejkalimit të kufirit prej 60% për vitin buxhetor 2013. Industrialistët e mëdhenj vendas vlerësojnë se është domosdoshmëri të arrihet një nivel i caktuar i shpenzimeve buxhetore ne kushtet kur financimi i ekonomisë nga sektori bankar është në shifra të ulta dhe biznesi po ndeshet me rënie të vazhduar të treguesit të konsumit .
Në arsyetimin e vet, Konfidustria shton se kapërcimi i borxhit publik për të realizuar investimeve dhe garanci, ne nje kohe kur vendi, sipasi industriaslistëve rrezikon seriozisht krizën energjetike për problematikën e përballjes së ekzekutivit dhe CEZ Shpërndarje .
“Konfindustria vlerëson se buxheti i vitit 2013 duhet menduar si buxhet emergjence parë uljen e ndjeshme të rendimentit fiskal të ekonomisë”, thuhet ne njoftimin e Konfindustrisë.