E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfirmohet edhe në faqen zyrtare, Willian te Chelsea

Chelsea ka njoftuar për transferimin zyrtar të mesfushorit brazilian Willian. Klubi anglez ka shkruar në uebfaqen e vetë zyrtare se ka arritur marrëveshje me Anzhi Makhackhalan dhe futbollistin.

E vetmja gjë që ka mbetur të zgjidhet është leja e punës së futbollistit. Me këtë rast, Blues e mposhtën konkurrencën e Tottenhamit, i cili vetëm disa ditë më parë ishte marrë vesh me lojtarin, i cili i kishte kryer edhe testet mjekësore. Thuhet se Chelsea ka paguar rreth 30 milionë euro për futbollistin ofanziv./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›