E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema nuk do të shkojë te Arsenali

Karim Benzema nuk do të largohet nga Real Madridi. Kohëve të fundit flitet se sulmuesi francez mund t’i bashkohet Arsenalit gjatë kësaj vere, por menaxheri i tij ka hedhur poshtë gjithçka.

“Nuk mund t’i ndalim spekulimet, por mund t’ju siguroj se Karim nuk do të shkojë në Arsenal. Nuk ka qenë kurrë në diskutim kjo punë dhe nuk na ka kontaktuar askush”, deklaroi menaxheri Karim Djaziti për Le Journal du Dimanche.

Mediat angleze shkruanin se për 25 vjeçarin, Topçinjtë kishin bërë gati 40 milionë euro./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›