Konfirmohet pjeserisht akuza ndaj drejtuesve te Postes e Telekomit
Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit beri te ditur se eshte konfirmuar pjeserisht aktakuza ndaj pese te dyshuarve dy nga te cilet drejtues te larte te Postes dhe Telekomit te Kosoves per nenshkrim kontratash te demshme.
Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se nje gjykates EULEX-it ka konfirmuar pjeserisht aktakuzen qe ka te beje me nje marreveshje per telefonine celulare ndermjet Postes dhe Telekomit te Kosoves dhe kompanise private Dardafon ne vitet 2008 dhe 2009.
Gjykatesi ka konfirmuat tri pika te aktakuzes kunder tre afaristeve te dy kompanive te perfshira ne kete proces per mashtrim lidhje te kontratave te demshme dhe falsifikim te dokumenteve.
Gjykatesi po ashtu ka konfirmuar tri pika te aktakuzes kunder Shyqyri Haxhes ish kryeshef ekzekutiv ne Posten dhe telekomit te Kosoves dhe Rexhe Gjonbalajt kryetar i bordit te drejtoreve te kesaj kompanie per lidhje te kontratave te demshme dhe shperdorim te pozites zyrtare.
Aktakuza ishte ngritur ne qershor te vitit 2011.
Shqetesimet rreth kesaj akuze ishin arsyeja e deshtimit te procesit te shitjes se Postes dhe Telekomit te Kosoves ne vjeshten e vitit te kaluar. Shitja e aksioneve te Postes dhe telekomit parashihej ti siguronte buxhetit te Kosoves nga 300 deri ne 600 milion euro.