E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgaria zëvendëson ambasadorët ish-agjentë komunistë

SOFJE- Qeveria bullgare ka propozuar sot pesë ambasadorë të rinj si pjesë e një serie zëvendësimesh, pas zbulimeve, që tregojnë se 40 për qind e kryetarëve të misioneve jashtë vendit kishin punuar në ish-shërbimet sekrete komuniste.

“Ambasadorët në Moskë dhe në Madrid, të cilët ishin në listën e diplomatëve, që kanë punuar në rininë e tyre për shërbimet e spiunazhit komunist, do të zëvendësohen", deklaroi Ministria e Jashtme bullgare.

"Një javë më parë, qeveria filloi një procedurë për të zëvendësuar rreth 80 ambasadorë bullgarë jashtë vendit, 37 prej të cilëve kishin bashkëpunuar me shërbimet sekrete komuniste", theksoi një komision, që merret me hapjen e arkivave.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›