Kurti: Duam dorëheqjen e qeverisë e zgjedhje të parakohshme
GJERMANI- “Duam dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur”. Është kjo deklarata e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, bërë gjatë një interviste për Deutsche Welle, ndërsa ndodhet për vizitë në Gjermani.
“Aktivitetet tona në kufi nuk i bëjmë me qëllim që të rrëzojmë qeverinë, t'ia marrin pushtetin, apo të forcojmë veten si opozitë. Por këto aksione janë kundër Serbisë, kundër hyrjeve dhe ndërhyrjeve të saj në Kosovë. Është fatkeqësi e madhe që qeveria në vend se të bllokojë Serbinë destruktive, po i bllokon aksionet tona. Për të shkuar përpara, duhet të ndërrohet kjo qeveri. Ne duam që kjo të bëhet në zgjedhje të parakohshme. Pra, duam dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme - sa më shpejt aq më mirë”;- kërkoi Kurti.
Lideri i Vetëvendosja nuk përjashton vazhdimin e protestave në pikat kufitare me Serbinë, ndërsa deklaron se VV do të vazhdojë betëjen e saj edhe në rrugë ligjore.
“Ne konsiderojmë se shteti i Kosovës nuk mund të forcohet pa ndërtimin e reciprocitetit me vendet tjera, në radhë të parë me Serbinë. Në aktivitetet tona - të cilat gjithmonë kanë qenë paqësore - ne jemi vënë në mbrojtje të Republikës së Kosovës, angazhohemi për reciprocitet dhe për mbrojtjen e prodhimit vendor”- thekson Kurti.
(el.me/BalkanWeb)