E Martë, 3 Nëntor 2026

Konfirmohet rikthimi i Nadal

Rafa Nadal do të jetë në Australian Open 2024, i cili zhvillohet nga 14-28 janar. Këtë e konfirmon drejtori i turneut, Craig Tiley, i cili deklaroi të mërkurën se kishte folur me spanjollin dhe se ai i kishte konfirmuar se do të marrë pjesë në Grand Slam-in e parë të sezonit të ardhshëm. Kjo do të thotë se më në fund, nëse gjithçka shkon mirë, fituesi i 22 grand Slemeve, do të rikthehet në fushë, ashtu siç ishte dëshira e tij. “Ne mund të njoftojmë ekskluzivisht se Rafa do të kthehet.

Ai nuk ka luajtur shumicën e vitit 2023. Unë kam folur me të në ditët e fundit dhe ai konfirmoi se do të kthehet. Kjo është e mahnitshme”, tha Tiley, i cili gjithashtu njoftoi rikthimin e mundshëm të australianit Nick Kyrgios, i cili nuk ka luajtur që nga qershori. Nadal po stërvitet në Manacor me një intensitet në rritje. Bisedat me kreun e Australian Open tregojnë se qëllimi i tij, nëse asgjë nuk shkon keq, është të luajë përsëri.

 Gjatë 2023, mëngjarashi spanjoll ka kryer dy operacione dhe pas një periudhe pushimi rinisi stërvitjen, fillimisht në palestër dhe më pas në fushë. Pyetja është nëse Nadal do të testohet më parë në ndonjë nga turnet përpara Australian Open.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›