Bankat austriake qe operojne dhe ne Shqiperi shenojne rritje
Raiffeisen International dhe Grupi RZB kane dyfishuar fitimet e tyre respektive per gjashtemujorin e pare. Ne kete menyre planet per bashkimin e Raiffeisen Bank International jane plotesisht ne rrugen e duhur. Perfaqesues te larte te dy bankave kane deklaruar se fitimi i konsoliduar per gjashte mujorin e pare te 2010-es eshte me shum se dyfishuar duke arritur ne 171 milion euro. Nderkohe qe ne gjashtemujorin e pare te 2009 ky fitim ka qene 78 milion euro. Keto te dhena bejne optimist drejtuesit e Raiffeisen International e Grupi RZB dyfishojne fitimet per te ardhmen shkrirjes se bizneseve ne nje kompani te vetme Raiffeisen Bank International. “Grupi RZB eshte ne rruge te mbare. Kjo eshte e dukshme nga zhvillimi pozitiv i perfitimeve te tij dhe ne fakt zbatimi i struktures se optimizuar te grupit po shkon sipas planit,” tha Ealter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Zentralbank Osterreich AG (RZB) dhe Kryetar i Keshillit Drejtues te Raiffeisen International Bank-Holding AG. Raiffeisen Zentralbank Osterreich AG (RZB) eshte institucioni qendor i grupit bankar austriak Raifffeisen, grupi me i madh bankar ne Austri, pjese e te cilit eshte dhe dega e Raiffeisen ne Shqiperi, ndersa RZB eshte banke kryesuese ne Austri e cila e konsideron si treg te saj edhe tregun e Evropes Qendrore dhe Lindore.