E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmon marrëveshjen për Samitin e Sarajevës

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Migel Angel Moratinos ka thënë se është arritur marrëveshja që takimi në Samitin e Sarajevës më 2 qershor, të mbahet si takim jozyrtar i të gjitha palëve.

Ai tha se takimi në Sarajevë do të mbahet ashtu sikurse takimet e ministrave të BE-së.

“Mund t’u konfirmoj se konferenca në Sarajevë është përgatitur mirë, dhe se është arritur marrëveshje për formulën Gymnich që do të zbatohet”, ka thënë shefi i diplomacisë spanjolle.

Sipas tij, kontributi më i mirë i presidencës spanjolle të BE-së për Ballkanin Perëndimor është konferenca në Sarajevë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›