E Shtunë, 31 Tetor 2026

McClaren, trajneri i ri i Wolfsburg

Tashmë është zyrtare: Steve McClaren është emëruar trajneri i ri i Wolfsburg. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet klubi gjerman të martën, i cili i ka siguruar shërbimet e ish selektorit të Anglisë, pasi ky i fundit e fitoi kampionatin holandez në bankinën e Twente.

Wolfsburg e fitoi titullin në Bundesliga në vitin 2009, por gjërat nuk shkuan mirë sezonin që sapo përfundoi.Klubi gjerman e shkarkoi trajnerin Armin Veh gjatë dimrit. Më pas u emërua Lorenz-Gunther Kostner, i cili gjithashtu nuk pati jetë të gjatë, pasi Wolfsburg e përfundoi sezonin në pozitën e tetë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›