Konfiskohen armë në dy dasma në rajoin e Ferizajt

Ferizaj, 9 gusht - Policia e Kosovës ka konfiskuar armë zjarri në dy raste gjatë kësaj fundjave, pasi ato ishin përdorë duke shtënë në dasma në rajonin e Ferizajt.
Në rastin e parë njësitet policore e kanë ndalur kolonën e dasmorëve në Komogllavë, pas informacioneve për të shtëna me armë zjarri. Gjatë bastisjes, te një dasmor u gjetën dy revole dhe një karrikator me dy fishekë, ndërsa te një dasmor tjetër u gjet një revole me gaz dhe katër fishekë, raporton KosovaLive.
Pas shoqërimit në stacionin e policisë, me urdhër të prokurorit të qarkut, dy dasmorët janë liruar, ndërsa rasti i është referuar njësitit të hetimeve.
Po gjatë fundjavës, policia ka ndërhyrë në një rast tjetër të shtënies me armë zjarri në Kaçanik të Vjetër. Patrulla ka identifikuar një person si të dyshuar se kishte qëlluar në ajër gjatë dasmës me armë gjuetie, që e posedonte me leje. Arma me katër fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 12 mm është konfiskuar.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti i është paraqitur gjykatës për procedim të rregullt, bën të ditur policia e Ferizajt.