E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruanda voton në zgjedhjet presidenciale

Kigali, 9 gusht - Ruandezët po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, në të cilat pritet të fitojë Paul Kagame.

Mbështetësit e Kagames thonë se ai ka sjellë stabilitet dhe rritje të qëndrueshme ekonomike, që nga gjenocidi që ndodhi në këtë vend më 1994.

Kritikët e tij e akuzojnë për shtypje të opozitës dhe pengim të demokracisë, raporton BBC.

Këto janë zgjedhjet e dyta presidenciale që nga viti 1994, dhe pesë milionë ruandezë kanë të drejtë vote.

Kagame ka fituar zgjedhjet në vitin 2003 me 95 % të votave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›