Policia serbe konfiskon 20 kilogramë heroinë

Beograd, 9 gusht - Në pikën kufitare Gradina, pjesëtarët e policisë serbe kanë kapur 20 kilogramë heroinë, që është sasia më e madhe e drogës e kapur këtë vit në Serbi, ndërsa vlera e drogës në rrugë është rreth gjysmë milionë euro, ka deklaruar ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç.
“Heroina është gjendur në një veturë mercedes me tabela holandeze, të cilin e drejtonin dy shtetas holandezë me prejardhje turke, Bajrak Jakup dhe Celik Halil, të dy të moshës 27-vjeçare”, ka thënë Daçiç.
“Ata po udhëtonin nga Turqia për Holandë, që është edhe një konfirmim i funksionimit të ashtuquajturës ‘rrugës ballkanike’ të heroinës, e cila kalon përmes rajonit tonë, dhe rrugës, e cila sipas vlerësimeve të agjencive amerikane të sigurisë, në vendet e Evropës Perëndimore në mënyrë joligjore distribuon 80 % të sasisë totale të heroinës nga Afganistani dhe vendet tjera lindore”, ka thënë Daçiç.
Heroina u kap në një aksion të përbashkët të policisë kufitare dhe doganës serbe, transmeton “Blic”.