Konfiskohen mbi 130 mijë euro false

Në një operacion të gjerë, që është zhvilluar në Gjakovë dhe në Mitrovicë, policia arrestoi pesë të dyshuar dhe konfiskoi mbi 130 mijë euro me dyshimin se janë të falsifikuara. Zyrtarët policorë në Gjakovë, gjatë një kontrolli rutinor kanë arrestuar 3 persona të dyshuar për falsifikim të parave dhe armëmbajtje pa leje, njofton Policia e Kosovës. Gjatë kontrollit policor, te njëri nga të dyshuarit policia ka gjetur një armë "Zastava Ekol Tuna" me dy karikatorë dhe tre fishekë të kalibrit 8 mm, thuhet në njoftim. Në vazhdimësi të kontrollit policia ka gjetur edhe pesë bankënota nga 50 Euro ( 400 katërqind euro) për të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara dhe të cilat janë konfiskuar.
Pas një koordinimi të mirë në mes hetuesve të DHKEK-së (Drejtorinë për Hetime tw Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion) dhe Prokurorisë së Qarkut në Pejë është bërë edhe kontrolli në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku policia konfiskon edhe tri bankënota nga 50 euro me dyshimin e bazuar se janë të falsifikuara. Bazuar në informatat e grumbulluara përmes rrugëve operative, policia vazhdoi operacionin edhe në Mitrovicë, ku dyshohej se disa persona mund të kishin në posedim sasi edhe më të mëdha të bankënotave të falsifikuara. Njësitet policore të DHKEK-së me urdhëresë të prokurorit të Qarkut (Pejë), të përkrahur edhe nga Njësiti Special Operativ (i njohur si FIT) ishin vënë në kërkim të personave të dyshuar në Mitrovicë.
Të dyshuarit në ikje e sipër kishin hedhur një qese të zezë nga vetura e dyshuar disa metra para se të bllokoheshin në një tubë zhavori. Policia arrestoi dy të dyshimtë dhe konfiskoi qesen e zezë, në të cilën ndodheshin 134.850 euro (bankënota nga 50 euro) me dyshimin e bazuar se janë të falsifikuara. Si pjesë e këtij operacioni, policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë.