Llogarit në të moçmit

Derisa Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjet për dy miqësoret e radhës kundër Malit të Zi (25 maj) dhe Andorrës (2 qershor), trajneri Josip Kuze është shprehur i kënaqur me gjendjen e skuadrës dhe me mënyrën se si po përgatitet ky ekip për eliminatoret e radhës të Kampionatit evropian.
Selektori i Kombëtares shqiptare ka bërë të ditur se do të mbështetet përsëri te futbollistët aktualë të skuadrës edhe për eliminatoret e Kampionatit evropian 2012, edhe pse po vazhdon të kërkojë futbollistë të rinj.
"Unë pres që grupi aktual të jetë pjesë e skuadrës për eliminatoret, pra në 14 muajt e ardhshëm. Por ne jemi në vëzhgim të lojtareve të tjerë si dhe po mundohemi të inkuadrojmë lojtarët e rinj që luajnë në Superligë", ka thënë Kuze, i cili këto deklarata i ka bërë përpara miqësores kundër Malit të Zi.
Ndeshja e 25 majit kundër malazezëve, për Kuzen, është e mirëseardhur. Sipas tij ky do të jetë një test i fortë për kuqezinjtë pasi Mali i Zi është një skuadër me karakteristika të ngjashme me kundërshtarin e Shqipërisë në eliminatore, Rumaninë.
Trajneri kroat ka thënë se ka shume mundësi që përfaqësuesja kuqezi të luajë me dy sulmues në këtë përballje, derisa ka vlerësuar lart sulmuesin e Romës, Vuçiniç, të cilin mendon ta mbulojë me dy futbollistë.
Kroati ka kaluar një vit që kur ka marrë drejtimin e Shqipërisë. Ai ka bërë të ditur se ka pasur momente të mira dhe të këqija në aventurën e tij me skuadrën kuqezi, por është i lumtur që punon me përfaqësuesen shqiptare.
"Çdo trajner e mbështet punën e tij në dy aspekte: atë emocional dhe atë profesional. Sa i përket momentit emocional, unë jam i lumtur që ndodhem ne Shqipëri. Ndërkohë që në aspektin profesional, ka pasur momente të mira dhe të këqija, si humbja me Suedinë. Gjithsesi, unë jam optimist për të ardhmen, por kemi dhe projekte afatgjata si integrimi i lojtarëve të rinj në skuadër", përfundoi Kuze.