Simboli RKS

Radhët e gjata para qendrave të regjistrimit janë larguar përkohësisht. Tash e tutje, të gjithë ata që kanë blerë vetura të reja, mund të pajisen me targa të vjetra, KS. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, thotë se tash e tutje do të ketë targa për të gjithë. Por, ata që kanë pak durim, mund t’i presin edhe targat e reja me stemën e Republikës së Kosovës. Pas dështimit të prodhimit të tyre, tani duket se është arritur një marrëveshje.
“Javën e ardhshme, sipas gjitha gjasave, do të dalë tenderi. Më së largu brenda dy muajve do t’i kemi targat e reja. Disenji mbetet i njëjtë, ajo që ka qenë kontestuese ishte çështja e halogramit”, tregon Rexhepi për Express.
Halogramet janë të dhëna personale, por edhe elemente të sigurisë, që janë të vendosura nëpër targa. Pak shtete të Bashkimit Evropian kanë vendosur këto masa. Rexhepi thotë se tashmë janë përcaktuar që në këtë fazë të prodhohen targa të reja pa halograme.
“Dy herë ka dështuar tenderi, sepse kompanitë nuk e kanë ofruar atë mundësi. Jemi informuar që edhe një numër i madh i shteteve evropiane nuk i kanë. Nuk është element i domosdoshëm për këtë fazë”, thekson ai.
Sipas ministrit Rexhepi, deshifrimi i halogramit po ashtu kërkon pajise me një teknologji shumë të sofistikuar dhe mbi të gjitha shumë të shtrenjtë për buxhetin e Kosovës. “Që të mos bllokohet procesi, jemi përcaktuar që të ketë elemente të tjera të sigurisë”, shton Bajram Rexhepi.
Ndërkohë, targat e reja do të jenë një sfidë edhe për institucionet e Kosovës. Kohë më parë, ministri Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se me daljen e targave të reja, do të shuhen targat e strukturave paralele, por edhe ato të ish-Jugosllavisë, të cilat kryesisht përdoren nga serbët e Kosovës.
Strukturat paralele në Kosovë janë përkujdesur që serbët edhe pas 11 vjetëve të bëjnë regjistrimin e veturave. Madje në veri të Mitrovicës, serbët as që e marrin mundin t’i regjistrojnë ato. Atje vlejnë rregulla unike. Shumica e veturave nuk kanë fare targa dhe për këtë nuk dënohen. Por, me daljen e targave të reja, muajt e ardhshëm, me logon e Republikës së Kosovës, Qeveria ka ndërmend të lëshojë një urdhëresë që ndalon qarkullimin e veturave me targa të vjetra të ish-Jugosllavisë.
Ministri Bajram Rexhepi thotë për Express se serbët do të kenë mundësi t’i regjistrojnë veturat e tyre. Njëra mundësi, sipas tij, është që ata t’i regjistrojnë veturat me targa të Kosovës.
Rexhepi vlerëson se koha e PZ-së, PR-së, GL-së po KM-së do të kalojë shumë shpejt. “Targat e vjetra duhet të largohen”, shton Rexhepi.
Deri në këtë ndalesë, Policia e Kosovës duhet të mbyllë syrin para targave të vjetra. E, sidomos në Mitrovicë, ku policia nuk e pengon askënd të ngasë veturat edhe pa targa fare. Ndërkohë, ndërrimi i targave është edhe pjesë e strategjisë për integrimin e Veriut, por edhe pjesë e angazhimeve për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë.