E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen pajisje ushtarake ruse destinuar Sirisë

Pajisje ushtarake nga Rusia që kishin për destinacion Sirinë, janë konfiskuar në një anije e cila është kontrolluar në portin Vuosaari, në Helsinki, njoftuan sot doganat e Finlandës.

Me rastin e kontrollimit inspektorët doganorë kanë gjetur pjesë të tankeve në një kontejner në anijenu M/S Finnsun, saktësohet në njoftimin zyrtar.

Sipas informatave të para, kontejneri nga Rusia ishte duke udhëtuar për në Siri.

Njësia kriminalistike e doganës ka hapur hetimin për eksportin ilegal të pajisjeve ushtarake. Në komunikatë thuhet se hetuesit tashmë kanë arrestuar katër persona të dyshuar, pjesë e ekuipazhit të anijes M/S Finnsun.

Pronar i anijes M/S Finnsun është Finnlines, një prej kompanive më të mëdha transportuese detare në rajonin e Baltikut, e cila është pjesë e Group Grimaldi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›