Konfiskohet një veturë e Qeverisë

Një veturë e Qeverisë së Kosovës, me targat 3Z, është konfiskuar nga Policia rrugore, sot paradite në Rrugën UÇK.
Rreth gjysme ore e priti Policia një zyrtar të Institucioneve të Qeverisë së Kosovës për ta larguar veturën nga zona e ndalim parkingut. Zyrtari qeveritarë nuk është paraqitur tek makina, edhe pas thirrjeve të Policisë. /Indeksonline/